Skip to main content

Posts

Formulë e re për gjetjen e të duhurit, numri i artë është pesë

Studimi Një formulë e re dashurie ka zbuluar se cili është numri ideal i partnerëve që duhen pasur përpara gjetjes së personit të duhur
Sa partnerë apo partnere seksuale keni pasur? Nëse përgjigjja është pesë, atëherë kërkimi për “të duhurin” ka mbaruar. MSN-ja ka zhvilluar një formulë të re dashurie që mund të funksionojë. Përbërësit kryesorë të një marrëdhënieje të gjatë dhe të suksesshme ndikohen drejtpërdrejt nga numri i partnerëve seksualë që dikush ka pasur. Formula është hartuar për ata që po kërkojnë për dashurinë e jetës, për ata që mendojnë ta çojnë marrëdhënien në një nivel tjetër dhe për ata që po e rivlerësojnë lidhjen e tyre në çift. Sipas 2000 burrave dhe grave që morën pjesën në kërkimin për krijimin e formulës, njerëzit priren të krijojnë një lidhje serioze shpeshherë edhe martesore, me partnerin ose partneren e pestë. Saktësisht, një ndër katër meshkuj dhe femra besojnë se është e drejtë që partneri i tyre të ketë pasur një sasi eksperiencash deri në katër partnerë seksua…
Recent posts

Shenjat kur martesa po merr fund

Në fillim ishit shumë të lumtur, entuziastë që dashurinë tuaj po e kurorëzonit me një martesë, po krijonit një familje, një çerdhe për ju dhe fëmijët e ardhshëm. Mirëpo rutina, herët a vonë i kap të gjithë dhe kjo është e pashmangshme. E rëndësishme është që kjo të jetë thjesht një fazë kalimtare dhe jo shkatërruese për martesë. Ndonëse të gjithë e dinë që një ditë kjo ndosh, jo të gjithë, veçërisht femrat, janë të ndërgjegjshme për elementët e vegjël, në dukje të parëndësishëm, por që shpien në ftohjen e një marrëdhënie. Shpesh herë të fshehur, por shpesh edhe të dukshme, sjelljet e meshkujve brenda një marrëdhënie martesore, janë pasqyra e vërtetë e gjendjes në të cilën ata ndodhen dhe mendimit të tyre mbi këtë marrëdhënie. Më poshtë janë listuar dhjetë shenja, të cilat sipas psiokologëve duhet të shqetësojnë realisht një grua, nëse i has tek bashkëshorti i saj. Nuk kujdeset për shtëpinë. Ju jeni ajo që merr përsipër gjithçka, qofshi shtëpiake, apo edhe me një punë të caktuar. Bashkë…

Dashuria kuron sëmundjet

Disa psikologë amerikanë në Pensilvani kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë dashuri të paktën dy herë në javë përmirësojnë sistemin imunitar.

“Të bësh dashuri një herë ose dy herë në javë, do të thotë të sfidosh gripin,” kështu thonë ekspertët amerikanë, duke theksuar se gjithçka duhet bërë pa e tepruar. Studimi tregon se të bërit dashuri i bën mirë trupit dhe mendjes. Studimet tregojnë se erosi ka një ndikim pozitiv mbi shëndetin. Madje, ai mund të jetë aq pozitiv sa mund të parandalojë edhe gripin. Disa psikologë amerikanë në Pensilvani kanë zbuluar se njerëzit që bëjnë dashuri të paktën dy herë në javë përmirësojnë sistemin imunitar. Shkencëtarët kanë vënë re se seksi ndikon mjaft pozitivisht për mbajtjen në nivele të pranueshme të imunoglobinës, një antigjen që ndodhet në koracën e mukozës, i vendosur ne linjën e parë, që ka për qëllim mbrojtjen ndaj te ftohtit dhe gripit. Për të zbuluar efektet që ka seksi në nivelin e imunoglobinës, Karl Çarnetski nga Universiteti “Wilkes”, si dhe k…

Kur nuk është koha për të thënë “Të dua”

Nëse jeni lloji i personit që nuk mund të qëndrojë vetëm dhe që kalon prej një lidhje në tjetrën vetëm për t’u ndjerë të plotësuar, shanset janë të mëdha që ta shprehni shumë herë dashurinë.
Para se t’i thoni personit “të dua”, mendoni mirë, nëse keni arritur në fakt aq larg në lidhje dhe çfarë prisni prej saj. Herët ose vonë do të duhet të arrini në momentin kur do të konstatoni se ka ardhur koha që për një kohë të qëndroni vetëm dhe të prisni dikë që do ta dashuroni me të vërtetë.
Heshtja Është moment i pakëndshëm kur i thoni partnerit ose partneres se e doni, ndërsa në anën tjetër nuk dëgjohet asgjë, përveç heshtjes. Një hap i tillë mund të ju kthejë prapa. Njëra anë do të jetë e zemëruar, ndërsa tjetra e hutuar. Ndoshta nganjëherë është më mirë që të mendoni dhe të lini të kalojë një kohë para vendimit përfundimtar. Por, nëse me të vërtetë jeni të sigurt se bëhet fjalë për mashkullin ose femrën e jetës suaj, atëherë ia vlen të rrezikohet.
Faza e hershme Në situata të tilla krijohet shu…

10 fakte: Përse dhemb mospranimi prej dikujt njëlloj si lëndimi fizik?

Një “jo” mund të shkaktojë më shumë dhembje emocionale sesa goditja nga një objekt i jashtëm, pasi truri i percepton njëlloj dhimbjet fizike dhe ato emocionale

Refuzimi vërtet dhemb, por shumica e mospranimeve shkaktojnë dëme psikologjike në mirëqenien tonë që shkojnë përtej dhimbjes emocionale. Mësoni dhjetë fakte të panjohura për mënyrën sesi refuzimi ndikon tek emocionet, mendimet dhe sjellja e njeriut. 1. Refuzimi si dhimbja fizike Studimet kanë treguar se kur dikush refuzohet, në trurin e tij aktivizohen të njëjtat zona, si në rastin e përjetimit të dhimbjes fizike. Kjo është arsyeja përse refuzimi dhemb aq shumë edhe nga aspekti neurologjik. Në fakt, truri ynë i përgjigjet njëlloj, si refuzimit ashtu edhe dhimbjes që mund të shkaktohet nga objektet e jashtme. 2. Ilaçi për refuzimin Për të testuar hipotezat se refuzimi imiton dhimbjen fizike, shkencëtarët u dhanë disa njerëzve Tylenol (një ilaç për pakësimin e dhimbjes) përpara se t’i kërkonin të kujtonin një eksperiencë të dhimbshme …

Nëntëshja kineze: teknikë e re seksi me të cilën do t’i lumturoni femrat

Nuk është e lehtë gjithmonë të zbulosh diçka të mrekullueshme, të mësosh poza të reja dhe të bësh sfida të reja, mirëpo këtë herë do të kemi mundësinë t’jua shkurtojmë mundimet dhe t’ju inspirojmë.Fjala është për pozën e quajtur nëntëshja kineze, e cila përbëhet nga një sërë penetrimesh të cekëta dhe të thella të penisit në vaginë. Mënyra e parë
Sipas sistemit të parë, mashkulli me penis i bën në rreth nëntë penetrime të cekëta dhe një të thellë. Dhjetë rrathë bëjnë një seri, ndërkaq ju duhet t’i bëni së paku pesë në mënyrë që femra të ndiejë kënaqësi të posaçme dhe të përjetojë orgazëm të thellë. Mënyra e dytë
Mënyra e dytë me të cilën mund të praktikoni nëntëshen kineze përbëhet nga 9 depërtime të cekëta dhe një të thellë, pas të cilave do të vazhdoni në këtë mënyrë: 8 : 2, 7 : 3, 6 : 4, 5 : 5, 4 : 6, 3 : 7, 2 8, 1 : 9. Këtë sistem përsëriteni pesë deri në gjashtë herë. Për t’u praktikuar me sukses kjo teknikë duhet të jemi me mendje dhe trup plotësisht të relaksuar. Ndonjë rreth veç e v…

Zonat epsheve të meshkujt

Shumica e femrave mendojnë që, meshkujt parapëlqejnë të preken intimet, por realisht kanë disa zona tepër sensuale të trupit të tyre ku parapëlqejnë të stimulohen. Ndër to, përmendim: - Qafa Femrat pëlqejnë përkëdheljet dhe puthjet në pjesën e qafës. E njëjta gjë vlen edhe për burrat. Lëreni partneren tuaj t’ju përkëdhelë dhe efekti do jetë i menjëhershëm. - Flokët dhe koka Duart e femrës, të cilat kalojnë nëpër flokë apo masazhimi i lehtë i skalpit të kokës, ka efekt tepër relaksues dhe tepër sensual para aktit seksual. - Veshët Lëpirja e pjesës së prapme të veshëve apo edhe thjesht pëshpëritjet e ëmbla të partneres stimulojnë direkt mashkullin. - Thithkat e gjoksit Kjo zonë nuk vlen për të gjithë meshkujt. Disa prej tyre parapëlqejnë këtë lloj stimulimi, të tjerë nuk e durojnë aspak. Thjesht burrat duhet ta provojnë. Partnerja mund t’i lëpijë, madje edhe t’i kafshojë ato dhe të presë reagimin nga ana juaj. Nëse e parapëlqen, kjo është një tjetër zonë e nxehtë e juaja, . - Gishtërinjtë Nëse nj…